Vendimi i KQZ-së, diaspora do të marrë fletëvotime origjinale (VIDEO)

Mes tensioneve, KQZ-ja miratoi buxhetin prej 11.5 milionë eurosh për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Shkak për përplasjet mes anëtarëve të këtij institucioni u bë propozimi i anëtarit të PDK-së, Arianit Elshani, që në buxhet të përfshihet dërgimi i fletëvotimeve origjinale në adresat e krejt kurbetçarëve që regjistrohen për të votuar.

Më i ashpër në kundërshtimin e këtij amandamenti, që megjithatë kaloi, ishte Alban Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje që u shpreh i bindur se krejt kjo po bëhet për t’ua mohuar të drejtën e votës mërgimtarëve.

Një ndërhyrje e pati edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se krejt ky proces, sipas asaj që kanë deklaruar Posta e Kosovës dhe DHL, mund të dështojë duke djegur kështu gati 4 milionë euro.

 

The post Vendimi i KQZ-së, diaspora do të marrë fletëvotime origjinale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news