Vjedhja e 5 mijë eurove në Prizren: Hajduti zhduket pa lënë gjurmë (VIDEO)

Policia në Prizren ka nisur hetimet për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 22 shkurt në fshatin Korillë.

I dyshuari, i cili ende nuk është identifikuar, është kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer vjedhjen në një shtëpi në rrugën “Kamber Bruti”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas denoncimit të bërë nga ankuesi, vjedhësi ka marrë një sasi ari me vlerë rreth 5 mijë euro, 100 euro në para të gatshme dhe dokumente personale.

Pas realizimit të krimit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, duke kaluar pa shpejtim dhe me cigare në gojë, ndërsa kamera e ka kapur gjatë lëvizjes nëpër rrugët e Prizrenit.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë, raporton gazetari Nuhi Salihu, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM:

 

The post Vjedhja e 5 mijë eurove në Prizren: Hajduti zhduket pa lënë gjurmë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news