Vjedhjet e targave rikthehen në Prishtinë – Banorët të shqetësuar, kërkojnë më shumë siguriSinjali

Vjedhja e targave të veturave është shndërruar në një dukuri serioze dhe shqetësuese në të gjitha qytetet e Kosovës Pas një periudhe qetësie, dukuria e vjedhjes së targave të automjeteve po rikthehet sërish në lagjet e kryeqytetit. Banorët raportojnë raste të njëpasnjëshme, ndërsa ndihen të pambrojtur dhe të injoruar nga institucionet përkatëse.

Burime të Sinjalit nga banorët e lagjes “Bregu i Diellit”, konkretisht nga kompleksi AMI Residence, kanë bërë të ditur se pasditen e së hënës, një qytetar është përballur me vjedhjen e të dy targave të automjetit të tij.

Sipas informatave, G.Z kishte parkuar veturën e tij Citroën me targa 07-416-EB në garazhdën e kompleksit banesor në rrugën “Shefqet Pllana”, rreth orës 12:00, ndërsa kur u kthye pas disa orësh, ka vërejtur se të dy targat i ishin zhdukur.

Kujtojmë se Sinjali ka raportuar edhe më herët për raste të ngjashme të vjedhjes së targave në kryeqytet, përfshirë lagjet Kalabria, Mati 1 dhe Dardania, ku qytetarët shpesh janë detyruar të paguajnë për lëshimin e targave të reja dhe përballen me pasoja të panevojshme burokratike.

Banorët e “AMI Residence” dhe zonave përreth kërkojnë shtim të patrullimeve dhe ndërhyrje të shpejtë, pasi kjo dukuri po rikthehet në mënyrë të organizuar, thonë burimet e Sinjalit.

Sinjali do të vijojë të përcjellë zhvillimet dhe reagimet institucionale lidhur me këtë fenomen shqetësues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news