Vodafone tha se ka bërë video thirrjen e parë në botë përmes një lidhjeje satelitore duke përdorur një smartfon standard nga një zonë pa mbulim celular. Kompania tha se synon ta lançojë teknologjinë për përdoruesit e saj Europianë në fund të vitit në 2026.
CEO e operatorëve celularë të Vodafone në Europë Margaret Della Valle mori një thirrje ditën e Hënë nga një inxhinier i kompanisë i cili gjendej në Malet e Uellsit ku nuk kishte sinjal celular.
“Ishim duke përdorur vetëm shërbimin satelitor për të ofruar një eksperiencë të plotë mobile me një pajisje normale, kështu që ju merrni çdo gjë nga zëri tek teksti dhe videoja, për këtë arsye bëmë një thirrje të plotë video,” tha Della Valle.
“Objektivi ynë është të sjellim shërbim tek konsumatorët tanë sa më parë të jetë e mundur.” Vodafone ka përdorur pesë satelitë BlueBird të AST SpaceMobile në orbitën e ulët të tokës për të ofruar shpejtësi transmetimi deri në 120Mbps për smartfonët standardë.
Kompania Britanike është investitor në AST SpaceMobile krahas AT&T, Verizon dhe Google. Operatorët celularë dhe prodhuesit e smartfonëve po garojnë për ofruar shërbime satelitore dhe mbyllur boshllëqet e mbulimit celular.
/PCWorld Albanian



