Vonohet armëpushimi në Gaza, Izraeli ia hedh fajin Hamasit, nuk kursen as sulmet, tetë të vrarëSinjali

Megjithëse ishte planifikuar që armëpushimi në Gaza të niste që në orët e para të mëngjesit, zbatimi u vonua.

Izraeli fajësoi militantët e Hamasit për vonesën, pasi sipas tyre nuk dorëzuan emrat e pengjeve që do të liroheshin këtë të diel. Pas kësaj situate të krijuar, ushtria izraelite ka vijuar me sulmetnë Rripin e Gazës, të cilat i morën jetën tetë personave.

Zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha se armëpushimi nuk do të fillonte derisa Hamasi të dorëzonte emrat e tre pengjeve që do të lirohen, duke i bërë jehonë një deklarate të mëparshme të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dha të drejtën e sulmit ushtrisë së tij, deri në momentin që Hamasi do të plotësonte kushtin.

Kryeministri udhëzoi IDF-në se armëpushimi, i cili supozohet të hyjë në fuqi në orën 08:30 (6:30 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar), nuk do të fillojë derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve të liruar që Hamasi është zotuar të sigurojë. Izraeli ruan të drejtën për të rifilluar luftimet nëse negociatat me Hamasin për zbatimin e një armëpushimi. Nëse duhet t’i kthehemi luftimeve, ne do ta bëjmë këtë në mënyra të reja, të fuqishme”, raportoi zyra e tij.

Armëpushimi ishte vendosur për të ndalur luftimet pas 15 muajsh luftë dhe për të parë lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news