Vriten 70 njerëz në Siri

Forcat e lidhura me sundimtarët e rinj të Sirisë janë përfshirë në luftime të ashpra me luftëtarët besnikë të presidentit të rrëzuar, Bashar al-Assad në një zonë bregdetare të vendit.

Kjo është dhuna më e përshkallëzuar në Siri që kur rebelët rrëzuan Asadin në dhjetor dhe vendosën një qeveri tranzicionale islamike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një grup monitorues i luftës, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se më shumë se 70 njerëz janë vrarë.

Një shtetrrethim është vendosur në qytetet port, Latakia dhe Tartous, ku kanë shpërthyer luftimet.

The post Vriten 70 njerëz në Siri appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news