Vritet gjenerali rus në Moskë, ishte përgjegjës për trajnimin e forcave ushtarake

Një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim makine në Moskë, raportoi Reuters, duke cituar Komitetin Hetimor Rus.

Gjenerali thuhet se ishte përgjegjës për trajnimin e forcave të armatosura të Rusisë.

Bomba shpërtheu nën Kia Sorento-n e drejtuar nga gjenerali Fanil Sarvarov, kreu i drejtorisë së stërvitjes operacionale të ushtrisë së Shtabit të Përgjithshëm Rus, ndërsa ai po dilte nga një vend parkimi në orën 06:55 sipas kohës së Moskës.

Shërbimet hetimore po hetojnë aktualisht rrethanat e aksidentit dhe detajet rreth shkakut të shpërthimit nuk janë publikuar ende.

Vdekja e oficerit të lartë ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë brenda strukturës ushtarake të Rusisë dhe ndikimin e mundshëm në operacionet ushtarake.

Latest news
Related news