Lamine Yamal nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në përballjen e mbrëmshme, ku Spanja shënoi fitore 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinalen e Kupës së Botës, por talenti i Barcelonës nuk e sheh këtë si një problem.
Sulmuesi i ri spanjoll pranoi se kishte dëshirë të shënonte ndaj belgëve, megjithatë theksoi se për të suksesi i ekipit është shumë më i rëndësishëm sesa statistikat personale, transmeton Klankosova.tv.
Yamal nënvizoi se objektivi i tij kryesor nuk është të grumbullojë gola, por të ndihmojë Spanjën të arrijë deri te trofeu më i madh.
Sigurisht që doja të shënoja, por nuk zbres në fushë duke menduar vetëm për golat. Nëse e fitojmë Kupën e Botës, askush nuk do ta kujtojë sa gola i kam shënuar apo sa raste kam humbur. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të dalë fituese”, deklaroi Yamal.
Ai foli edhe për komentet dhe kritikat që kanë ardhur për numrin e golave të tij, duke i minimizuar ato dhe duke kujtuar se kontributi i tij nuk matet vetëm me realizimet.
Ne e fituam Kampionatin Evropian edhe pse unë shënova vetëm një gol. Edhe në këtë Kupë të Botës kam realizuar një. Prandaj, të gjithë mund të jenë të qetë”, përfundoi ylli i ri i Spanjës.



