Zbulohet kalendari i Serie A për sezonin 2026/27

Shorti i Serie A për sezonin e ri 2026/27 është hedhur sot, ndërsa kampionati nis më 22-23 gusht.

Kampioni në fuqi, Interi, do të nisin aventurën e tyre si nikoqir i Monzas, skuadër që rikthehet në elitën e futbollit italian pas një mungese në sezonin e kaluar, transmeton Klankosova.tv

Java e tretë e kampionatit pritet të jetë e zjarrtë, me tre derbi të mëdha, Juventus – Milan, Inter – Napoli dhe Roma – Fiorentina.

Një nga përballjet më të pritura, derbi “Della Madonina” mes Milanit dhe Interit, do të zhvillohet në xhiron e 10-të.

Përballja Napoli – Milan është e planifikuar për javën e 15-të, ndërsa Inter – Juventus do të luhet në javën e 19-të.

Shorti ka shpërndarë sfidat e mëdha në mënyrë që sezoni të ofrojë spektakël nga fillimi deri në fund, duke premtuar emocione të mëdha për tifozët e futbollit italian dhe jo vetëm.

 

 

Latest news
Related news