Zelenskyy do të duhet të aprovojë planin e paqes

Presidenti Trump, në një takim me kryetarin e sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në Zyrën Ovale është pyetur, mes tjerash, edhe për planin e SHBA-së dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne kemi një plan,” tha Trump, raporton BBCNews.

Duke iu referuar liderit ukrainas, Trump shtoi se mendon se ka një mënyrë për të arritur paqen. “Ai do të duhet ta aprovojë atë”, tha ai.

Trump më pas iu përgjigj një pyetjeje tjetër duke thënë se  “në një moment, ai do të duhet të pranojë diçka”.

Më herët, Zelensky u tha ukrainasve se vendi po përballet me disa nga zgjedhjet më të vështira në historinë e tij.

Latest news
Related news