Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano në një intervistë dhënë së fundi, ka folur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë si dhe për zgjedhjet e 9 shkurtit që u mbajtën në vend, raporton Sinjali.
Barbano tha se zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishin paqësore dhe se Be pret që sa ma shpejtë të formohen institucionet.
“Po, ishin dhe unë i mirëpres shumë faktin që zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit u zhvilluan në një atmosferë paqësore pa ndonjë incident të madh sigurie. Siç u tha nga Përfaqësuesi i Lartë/ Zëvendëspresidenti Kallas dhe Komisioneri për Zgjerim Kos, procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike. Bashkimi Evropian pret me padurim formimin e institucioneve të reja dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me fokus në mbështetjen e forcimit të institucioneve të sundimit të ligjit, të cilat pajtohen me kuadrin ligjor në fuqi pa diskriminim”, tha ai.
Ai thekson gjithashtu ka theksuar se BE është e vetmja kornizë e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit.
“Dialogu Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet korniza e vetme e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit. Vlerësimi i zbatimit të tij bie në kompetencën e Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë – Beograd”, theksoi ai për mediumin Le Canton27.ch.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



