Zjarri përfshin mbeturinat në kryeqytet, dëmtohen dy vetura

Një rast i zjarrit është raportuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Raportohet se fillimisht nga zjarri janë përfshirë mbeturina, teksa më pas flakët kanë kapluar edhe dy vetura përreth, transmeton klankosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka konfirmuar rastin për klankosova.tv.

Pllana tha se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, teksa janë dëmtuar dy vetura.

“Rreth orës 06:00, është raportuar për një zjarr në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura.Aktualisht, hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”.

Latest news
Related news