Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet në Superligën e Turqisë

Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi, ka kompletuar transferimin te klubi turk Amedspor, që garon në Superligën e Turqisë.

Klubi kurd ka njoftuar zyrtarisht të premten afrimin e 27-vjeçarit nga Legia Varshava, duke e prezantuar si përforcim të ri për sezonin, transmeton Klankosova.tv.

Krasniqi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka kompletuar huazimin te skuadra turke, ndërsa transferimi është bërë i ditur edhe përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ku është publikuar një video mirëseardhjeje me mesazhin: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.

Vlen të theksohet se te Amedspor janë të angazhuar edhe dy figura të tjera nga Kosova, futbollisti Florent Hasani dhe trajneri Besnik Hasi, i cili është zyrtarizuar së fundmi në krye të ekipit.

Latest news
Related news