FC Prishtina ka prezantuar trajneri e tyre të ri për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për trajnerin Orges Shehu i cili tanimë do të jetë në krye të skuadrës së Kryeqytetit.
Klubi përmes rrjetit social Facebook, ka bërë prezantimin e tij, përmes një video ku shihet Shehu në stadiumin” Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv
“Mirë së vjen në Prishtinë” shkruhet në videon e publikuar.
Shehu më herët ka qenë trajner i skuadrës KF Tiranës.
Shehu ka një eksperiencë në futbollin kosovar pasiqë më herët ka qenë trajner i skuadrës së Suharekës, FC Ballkani.



