Zyrtarja e Trashëgimisë Kulturore denoncon kërcënimin nga drejtori i Transformimeve në Komunën e PrishtinësSinjali

Një incident shqetësues është raportuar sot në Prishtinë, ku një zyrtare e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar në Polici se është kanosur nga një drejtues komunal, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta bëjnë me dije se bëhet fjalë për Aferdita Gashi-Sinani, e cila ka deklaruar se rreth orës 16:30, gjatë përmbushjes së detyrës zyrtare – në asistim për shpjegimin e kufijve të zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës – është përballur me kërcënime verbale nga Gezim Kastrati, Drejtor për Transformime në Komunën e Prishtinës.

Sipas saj, në prani të dëshmitarëve, Kastrati i është drejtuar me fjalët: “Aferditë, ma mirë lsho Prishtinën”, çka ka shkaktuar tek ajo ndjenjën e rrezikut dhe frikës.

Deklarata është konfirmuar si e dëgjuar edhe nga Drejtori i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Imer Hakaj, dhe dy zyrtarë të tjerë të QRTK-së, Dukagjin dhe Besfort Axhanela.

Sinjali mëson ekskluzivisht se denoncimi tashmë është transmetuar edhe tek Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të procedohet më tutje dhe të ftohet për intervistim Gëzim Kastrati

Rasti do të hetohet nga Hetimet Rajonale dhe në një afat sa më të shpejt pritet të dëgjohen edhe dëshmitarët e kësaj ngjarje.

Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të tjera në vijim për këtë incident që ka përfshirë zyrtarë të lartë në Prishtinë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news