Sot mbushen 26 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Avokati Kelmendi së bashku me dy bijtë e tij ishin rrëmbyer nga forcat serbe në orët e para të natës së 25 marsit 1999.
Rrëmbimi ndodhi vetëm disa orë pasi NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.
Lajmin për vendndodhjen e trupave të tyre, bashkëshortja e avokatit dhe nëna e Kastriotit e Kushtrimit, avokatja e shquar, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.
Kufomat e tyre ishin gjetur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Avokati Kelmendi kishte përgatitur një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Tribunalin e Hagës.
Veprimtaria e tij si avokat, me një angazhim të jashtëzakonshëm për drejtësi dhe çështjen kombëtare, na obligon të gjithëve që të kërkojmë drejtësi për krimet e kryera ndaj shqiptarëve dhe dënimin e kriminelëve serbë.
Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



