“A e di në çfarë gjendje e ke çuar?” – Olta i reagon Albës (VIDEO)

Alba ka reaguar në prime-n e sotëm lidhur me situatën e krijuar mes saj, Benitës dhe presionit që, sipas Elijonës, i është ushtruar gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë.

Gjatë arsyetimit të saj, Alba mohoi se është treguar bullizuese ndaj Elijonës. Ajo tha se nëse publiku e ka parë kështu, atëherë është e gatshme të largohet nga Big Brother VIP Kosova 4.

Alba u shpreh se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës, por ndërhyrja e Oltës solli një tjetër moment tensioni. Olta e pyeti direkt:

“A e di në çfarë gjendje të rëndë psikologjike e ke çuar Elijonën?”

Alba u përgjigj se ndihet e keqkuptuar nga opinioni dhe kërkoi që, nëse mesazhi që po transmetohet për të është i pasaktë, atëherë dëshiron të largohet sonte nga gara.

The post “A e di në çfarë gjendje e ke çuar?” – Olta i reagon Albës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news