Hoxha e ashpër me pushtetin: Gradualisht po ndryshon natyra e shtetit të Kosovës (VIDEO)

Deputetja e zgjedhur e Kuendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka kritikuar qasjen e pushtetit për situatën në vend.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar sa më shumë shton presion, e zbeh sektorin privat dhe e hesht sektorin civil dhe sipas saj, kjo është një qasje që partia në pushtet po e ushtron në Kosovë.

“Kjo mënyrë për ta shpërbërë logjikën e shtetit të Kosovës, llogaridhënies, sepse kërkush nuk jep llogari se kah shkojnë paret dhe kjo çon në një drejtim komplet tjetër, të një shteti komplet tjetër. Shikoni tendencën që çdo institucion publik sot janë te zyra e kryeministrit, përzierjet në kompetencat e komunave…Penalizohen komunat dhe buxhetet komunale  Presionet janë në shtresime, në sektorë të ndryshme. Dobësimi i secilit institucion është duke e ndryshuar gradualisht natyrën e shtetit të Kosovës, ashtu siç është rregulluar me Kushtetutë.”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se secili duhet të jetë më i zëshëm për të mos lejuar që të ndryshohet karakteri i shtetit të Kosovës. /Klankosova.tv

Latest news
Related news