Aksident mes një veture dhe një motori në rrugën Lezhë-Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një veturë është përplasur me një motor.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i motorit, raporton Abcnews.al.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, dhe i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe raportohet se është në gjendje të rëndë.

The post Aksident mes një veture dhe një motori në rrugën Lezhë-Shkodër, një person në gjendje të rëndë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news