Aksident mes tetë automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident mes tetë automjeteve ka ndodhur sonte në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit, në drejtim të Tiranës, shumë pranë Bërzhitës.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme material, por drejtë automjeteve janë nisur dy ambulanca dhe forcat e policisë.

Raportohet për bllokim të përkohshëm të trafikut, shkruan AbcNews.al, transmeton Klankosova.tv.

The post Aksident mes tetë automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news