Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në afërsi të Terminalit Doganor, në Zonën Industriale.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, një veturë shihet të ketë pësuar dëme të konsiderueshme, megjithatë nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë për të marrë informacione shtesë, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
The post Aksident në afërsi të Terminalit Doganor, nuk dihet për të lënduar appeared first on Klan Kosova.




