Berisha: Gazi amerikan është çështje kohe – fuqizon marrëdhëniet historike me ShBA-në

Elmi Berisha, kryetar i Vatrës Kosovë-ShBA, ka deklaruar se Amerika kujdeset për Kosovën.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai tha se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në politikat amerikane karshi shqiptarëve, transmeton Klankosova.tv.

“Amerikanët, qeveritë amerikane, dhe kryesisht vitet e fundit ku na është dashur shumë ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e kemi pranuar, na është dhënë nga amerikanët, prandaj nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në politikat e Amerikës karshi shqiptarëve në përgjithësi, e veçanërisht Kosovës. Amerika kujdeset për Kosovën”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket gazit amerikan, Berisha tha se kjo çështje duhet të jetë çështje kohe.

“Është i domosdoshëm për ne, është më tepër benefit për ne dhe për tërë rajonin. Fuqizon dhe ndërton edhe më tutje marrëdhëniet historike mes popullit amerikan dhe Kosovës. Nuk duhet të hezitohet, mendoj se është vetëm një formalitet dhe çështje kohe derisa të ndërtohen institucionet e reja në Kosovë”, tha ai.

Latest news
Related news