Aksidenti në rrugën Lezhë-Shkodër, vdes në spital 51-vjeçari

Ka vdekur në spital 51-vjeçari që u lëndua në aksident mes një automjeti dhe një motori në rrugën Lezhë-Shkodër.

Bëhet e ditur se automjeti po drejtohej nga një 28-vjeçar, ndërkaq motori nga 51-vjeçari që humbi jetën, raporton Abcnews.al.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.

“Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për  veprime të mëtejshme procedurale”.

The post Aksidenti në rrugën Lezhë-Shkodër, vdes në spital 51-vjeçari appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news