Arifi për Kurtin: U kërkonte Bashkim Kombëtar njerëzve që kishin sakrifikuar në burgje (VIDEO)

Opinionisti, Avni Arifi sonte në emisionin “Rubikon” ka folur në lidhje me premtimet e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti për Bashkim Kombëtar.

Ai u shpreh se Kurti u kërkonte bashkim kombëtar njerëzve që kishin sakrifikuar në burgje dhe sipas tij, kjo ka qenë një strategji e pandershme, përcjell Klankosova.tv.

“Qëndrimi është i njëjtë, të bëjmë bashkim kombëtar me Shqipërinë, prej fillimit e ka pasur të njëjtin qëndrim. Dhe problemi kryesor ka qenë, iu kujtohet atëherë ia kapte mikrofonin Jakup Krasniqit, ai sa vite burg kishte pasur për bashkim kombëtarë, kurse ky s’e kishte pasur asnjë ditë”.

“Ky u kërkonte bashkim kombëtar njerëzve që kishin sakrifiku në burgje, do të thotë një strategji krejtësisht e pandershme, që ishte kundër njerëzve që kishin sakrifikuar për bashkim kombëtar, po interesi nacional ishte pavarësimi i Kosovës”, u shpreh tutje ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news