Arioni fort nervoz me Dianën? (VIDEO)

Arioni dhe Diana janë dyshja që filluan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Por, tash e disa ditë, po përflitet se ata i kanë dhënë fund kësaj lidhje, duke hequr kështu njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, si dhe duke fshirë fotografitë e përbashkëta.

E në lidhje me këtë, Arioni u pyet nga “Paparazzi” i Prive Klan Kosova, gjë për të cilën ai refuzoi të përgjigjej.

“U krye Big Brother bre dajë, mos kështu, para shtëpisë po më vjen, u kry, asgjë nuk ka, ato janë punë private”, u shpreh Arioni.

Ani pse nuk dha ndonjë përgjigje, ish-banori i Big Brother VIP Kosova u duk goxha nervoz para kamerës. Megjithatë, nuk dihet nëse shkak i kësaj nervoze është Diana./Klankosova.tv.

The post Arioni fort nervoz me Dianën? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news