Arrestohet një 68-vjeçar në Shqipëri, e rrahu dhe tentoi ta vriste me armë gjahu gruan

Në Vau të Dejës në Shqipëri është arrestuar një person i moshës 68-vjeçare.

I njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, drejt bashkëshortes së tij, me qëllim vrasjen e saj.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se policia ka sekuestruar armën e gjahut, raporton Abcnews.al.

Ndërkaq, gruaja e moshës 61-vjeçarje është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës  .

“Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie)  ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë  dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.  61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”.

“Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Arrestohet një 68-vjeçar në Shqipëri, e rrahu dhe tentoi ta vriste me armë gjahu gruan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news