Artmotion sjell turneun më të madh në botë të tenisit, Wimledon

Turneu më i çmuar i tenisit, Wimbledon, do të zhvillohet nga 30 qershori deri më 13 korrik.

Këtë garë keni mundësi ta ndiqni në platformën më të madhe në vend, Artmotion.

Carlos Alcaraz synon të mbrojë titullin e tij, teksa Jannik Sinner, numri një në botë, e kërkon të parin.

Spanjolli hyn i frymëzuar pas triumfit epik në Roland Garros pikërisht ndaj kryerivalit të tij italian.

Sidoqoftë, në garë janë edhe emra të tjerë aspirues si Alexander Zvered, Daniil Medvedev dhe të tjerët.

Artmotion pritet të ofrojë mbulim të plotë të turneut, duke përfshirë ndeshjet e kualifikimeve, të gjitha ndeshjet e çifteve dhe ato të vetme, si dhe finale të meshkujve dhe femrave. Për më tepër, Artmotion mund të ofrojë mundësi për shikimin e ndeshjeve në përsëritje dhe përmbledhje ditore, në varësi të programit të tij të transmetimit.

Për të siguruar që nuk humbisni asnjë moment të këtij turneu të madh, ju rekomandojmë të kontrolloni orarin e transmetimit të Artmotion në kanalet e tij sportive gjatë periudhës së turneut.

The post Artmotion sjell turneun më të madh në botë të tenisit, Wimledon appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news