Barcelona shkon në +7, Lewa hero në Wanda

Barcelona e ka mundur minimalisht Atletico Madridin 1-2 në Wanda Metropolitano, duke i ikur tani shtatë pikë Real Madridit në krye të tabelës në La Liga.

Guliano Simeone kaloi vendësit në epërsi në minutën e 39-të por veç tre minuta më pas barazoi Marcus Rashford.

Nico Gonzales dërrmoi Atleticon kur mori karton të kuq në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Barça sulmoi papushim por goli i fitores erdhi tek në minutën e 87-të përmes Robert Lewandowskit.

Tetë javë para fundit, katalunasit tani kanë një epërsi deri diku komode ndaj Mbretërve të cilët sot i shokoi Vedat Muriqi duke i mposhtur me Real Mallorcën.

Latest news
Related news