Trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka kritikuar ashpër pushimet e detyrueshme për hidratim që FIFA ka vendosur në Kupën e Botës 2026.
Sipas tij, ndërprerjet treminutëshe në secilën pjesë e copëtojnë ritmin natyral të ndeshjes dhe e shndërrojnë futbollin nga një lojë me dy pjesë në një lojë me katër segmente.
Bielsa deklaroi se këto ndërprerje “nuk shtojnë asgjë, por marrin shumë”, duke argumentuar se po ndryshohet vetë kultura dhe identiteti i futbollit.
FIFA i ka justifikuar pushimet me temperaturat e larta në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por kritikët besojnë se ato po përdoren gjithashtu si hapësira shtesë për reklama televizive.
Debati është kthyer në një nga temat më të nxehta të këtij Botërori, me tifozë, lojtarë dhe trajnerë të ndarë mes sigurisë së futbollistëve dhe ruajtjes së rrjedhës tradicionale të lojës./Klankosova.tv



