Bora shkon në pushimin mes pjesëve me avantazh ndaj Yllit

Golden Eagle Ylli është nikoqir i Borës në Suharekë, ndeshje kjo e cila nisi me 30 minuta vonesë, si shkak i problemeve me semafor në palestrën “13 Qershori”.

18-17 përfundoi çereku i parë, në të mirë të “Xhebrailave”, por ekipi mysafir u tregua më i mirë në 10 minutat e dyta, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve, me epërsi të lehtë, 40-42, raporton Klankosova.tv

Kjo përballje është e vlefshme për xhiron e 22-të të Procredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Aktualisht Ylli zë vendin e gjashtë me 30 pikë, kurse Bora është e shtata me dy më pak.

Me komentim të Agon Fehmiut, ky duel po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 4 të platformës gjigante, ArtMotion!

The post Bora shkon në pushimin mes pjesëve me avantazh ndaj Yllit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news