Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në orët e mëngjesit në Prishtinë, ku një grua ka raportuar në Polici se është kërcënuar me thikë nga bashkëshorti i saj.
Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, ku një 52-vjeçar e ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij 45-vjeçare.
Ankuesja ka deklaruar në Polici se nuk është hera e parë që ka probleme me burrin e saj, pasi ai shpesh ushtron dhunë psikike ndaj saj për shkak të xhelozisë, e herë pas here edhe dhunë fizike.
Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, në cilësinë e dëshmitarëve.
Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurores është ndaluar për 48-orë.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



