Burri i ish-aktivistes së VV-së: Hipokriti e sulmoi Ajnishahen, e mbron Mimozën

Kryeministri, Albin Kurti u dha disa epitete atyre që ia kanë kritikuar shefen e grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lilën.

Kjo në një kohë të vështirë për të.

Por, dikujt ky reagim i Kurtit, ia riktheu dhimbjen e para disa viteve që nga kjo sëmundje pati humbur bashkëshorten.

Emin Daka, burri i Ajnishahe Halimit, aktivistes së zëshme të Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, i ka reaguar ashpër.

Kurtit ia rikujtoi sjelljen aspak të mirë ndaj gruas së tij në momentet e fundit të jetës.

Ajnishahe Halimi ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila siç kishte thënë, linçon njerëzit si në Kubë. Kjo, derisa kishte denoncuar edhe bisedat informative që i bëhen anëtarësisë.
Gruaja e zëshme nga Skenderaj, më pas kishte formuar organizatën e saj politike Fraksion+, derisa më vonë iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, lëvizja vetëvendosje dhe Kurti si lider i saj, as në ditën e vdekjes nuk kishin denjuar të shprehnin ngushëllime për humbjen e saj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news