Çatia në flakë, banori ngjitet për të shpëtuar ç’të mundet (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë kulmin e një shtëpie në fshatin Banjë të Istogut gjatë ditës së sotme.

Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë pronarin e shtëpisë mbi çati, duke u përpjekur me mjete të thjeshta të shuajë flakët dhe të parandalojë përhapjen e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shmangur dëme të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

The post Çatia në flakë, banori ngjitet për të shpëtuar ç’të mundet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news