Operacion kundër drogës në Kosovë, arrestohen dy persona dhe konfiskohen rreth 148 gramë kokainëSinjali

Një operacion i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e një sasie të dyshuar të kokainës.

Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit kishin zhvilluar një punë operative dhe hetimore ndaj një personi të dyshuar për përfshirje në shitblerjen e substancave narkotike.

Gjatë aksionit të zhvilluar më 15 korrik në magjistralen Pejë-Prishtinë, është lokalizuar i dyshuari me inicialet F.P., i vitit 1992, i cili ndodhej në një automjet.

Gjatë kontrollit në veturë dhe më pas në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, si dhe prova të tjera që mund të lidhen me rastin.

Po ashtu, është kontrolluar edhe banesa e një personi tjetër të dyshuar me inicialet Q.K., i vitit 1993, por gjatë bastisjes nuk është gjetur ndonjë send i ndaluar.

Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Me vendim të prokurorit, të dy personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news