“Çdo produkt, i sigurt për konsumim”, vërtetohet që qumështorja Vita njoftoi për uljen e kapacitetit

Juristi Lekë Sahatçiu, në konferencën e kompanisë ‘Vita’, ka thënë se secili produkt i fabrikës së qumështit Vita është i sigurt për t’u konsumuar.

Ai shtoi se ky fakt u vërtetua edhe nga vizita e djeshme e inspektorëve të AVUK-ut përmes procesverbalit të tyre, si dhe shpjegoi se gjithçka ka qenë e raportuar pranë AVUK-ut, në përputhje me obligimet ligjore që i kanë për këto produkte, raporton Klankosova.tv

Sahatçiu tha se dje po ashtu është dëshmuar se Vita i ka lajmëruar pikat grumbulluese që u duhet ta ulin kapaciteti në 50 për qind për shkak të mbi dy milionë litrave qumësht që i kanë ende në stok.

“Vizita e djeshme e ka konfirmu edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme për industrinë tonë të qumështit, posaçërisht për qumështoren VITA. E ka vërtetu faktin që ne u kemi dërgu pikave tona grumbulluese, jo fermerëve, t’u e marrë parasysh situatën e rëndë në të cilën ndodhet industria e qumështit në Kosovë, i kemi lajmëruar dhe u kemi thënë që për shkak të gjendjes sonë nuk mundemi me u furnizu prej pikave grumbulluese në sasinë që jemi furnizu, por duhet ta ulim në 50 për qind kapacitetin, për shkak se gjendja e stokut ka dalë jashtë kontrollit dhe janë mbi dy milionë litra që janë duke ndenjur në stok. Ky është proces shumë normal kotraktual”./Klankosova.tv

Latest news
Related news