Dani falënderon Shkëlqim Devollin: Klan Kosova, televizioni më i mirë shqiptar

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ramadan Krasniqi, i njohur shkurt si Dani, hapi dyert e shtëpisë së tij në Pejë për herë të parë pas 15 vjetëve.

Këtë e bëri për gazetaren e emisionit “Weekend” në Klan Kosova, Genta Gashin, transmeton Klankosova.tv.

Dani foli për familjen, shoqërinë, jetën e tij si këngëtar e shumë të pathëna nga ana e tij.

Një falënderim të veçantë, Dani pati edhe për aksionarin e Devolli Corporation, që në pronësi ka edhe televizionin Klan Kosova, Shkëlqim Devollin.

“Po e falënderoj pronarin e televizionit tuaj, televizioni Klan Kosova, për mua televizioni më i mirë shqiptar, Shkëlqim Devollin”, u shpreh Dani.

The post Dani falënderon Shkëlqim Devollin: Klan Kosova, televizioni më i mirë shqiptar appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news