‘De Telegraaf’: 24-vjeçarja palestineze dyshohet se u përdunua, pastaj u v’ra nga i ati në Tiranë!

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën më 27 shkurt.

Një 24-vjeçare palestineze, e identifikuar si Rayyan Alwan u gjet e vrarë me thikë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka”.

Fillimisht u raportua se e reja ishte vrarë nga bashkëshorti.

Por Policisë së Tiranës i kanë mbërritur dokumente nga Interpoli që konfirmojnë se Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan janë babë e bijë, ndërkohë që Fadi Alwan, prezantohej si bashkëshorti i saj.

Të dhëna të tjera nuk janë dërguar nga Interpol ende që mund të tregojnë përbërjen e familjes se tyre.

Ndërkohë gazeta e madhe holandeze, raporton se autori i krimit mund të fshihet në Holandë.

Gazeta hedh dyshime se viktima është përdhunuar përpara se të vritej.

Ekspertiza për vdekjen e vajzës nga Palestina ende nuk ka përfunduar nga instituti i mjekësisë ligjore.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet ne aeroport apo tek shtëpia që kanë marrë me qira i kryente vetëm i ati, pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false, por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë./De Telegraaf

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Latest news
Related news