Jemi institucioni më i besueshëm në vend, falënderojmë aleatët ndërkombëtarë në krye me SHBA-nëSinjali

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është vlerësuar si një nga institucionet më të besueshme në vend, duke konfirmuar edhe një herë besimin e lartë të qytetarëve ndaj saj.

Duke iu referuar rezultateve të Anketës Rajonale “WeBalkans 2026”, FSK-ja ka bërë të ditur se vazhdon të renditet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara, FSK gëzon 87.4% të besueshmërisë nga qytetarët e anketuar.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka shprehur mirënjohje për qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj institucionit, si dhe ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e personelit të FSK-së.

“Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale ËeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4% të besueshmërisë së qytetarëve të anketuar. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të sinqertë për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari falënderon të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushje të misionit. Me këtë rast GLT Jashari falënderon edhe partnerët dhe aleatët ndërkombëtar në krye me SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news