Deçanasit në diasporë: Me 50% të votave të numëruara, VV e para – PDK dhe PSD baraz

Numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishinë po vazhdon, ndërsa akoma s’janë procesuar gjysma e kutive.

Sipas procedurave, fletëvotimet e vlerësuara janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Njër nga komunat, ku tashmë janë numëruar 4 nga 8 kuti apo 50% është Deçani.

Atje, Vetevëndosje ka dalë e para me 49.16 për qind, Aleanca e dyta me 25.53 për qind, LDK me 22.54, ndërs PDK-ja dhe PSD-ja, aktualisht kanë numër të njëjtë të votave, nga 18 secila, apo 1.31 për qind.

Ndryshe, një ditë më parë, KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pakove, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Në këtë LINK mund t’i gjeni përditësimet nga QNR. /Klankosova.tv

 

Latest news
Related news