Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre personave të dyshuar për rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Albian Osmanaj.
Sipas Prokurorisë, kërkesa për paraburgim është paraqitur ndaj Shqipron Osmanajt, një të mituri dhe Ajshe Osmanajt, kjo e fundit nën dyshimin për shtytje në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Hetimet paraprake tregojnë se më 14 qershor 2026, pas një konflikti të mëhershëm lidhur me mosmarrëveshje për emërtimin e një rruge në lagje, palët janë përfshirë fillimisht në një debat verbal, i cili më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Dy të dyshuarit, sipas Prokurorisë, kanë përdorur thika dhe kanë sulmuar Albian Osmanajn dhe babanë e tij, Ismet Osmanajn. Si pasojë e plagëve të marra në gjoks, Albian Osmanaj ka humbur jetën, ndërsa Ismet Osmanaj ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



