Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të të riut Blerim Salihu, djali i heroit të kombit, Jashar Salihu.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur dhimbje për humbjen dhe ka dërguar ngushëllime për familjen Salihu.
“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të të riut Blerim Salihu, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit tonë, Jashar Salihu. Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për nënën e Blerimit, Nerxhivanen, bashkëshorten Albanën, vëllezërit Taulantin dhe Dardanin, si dhe për gjithë familjen atdhetare Salihu nga Batusha e Gjakovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Blerimin”, shkroi Haradinaj.
Vdes në aksident trafiku në Zvicër, djali i heroit të kombit Jashar Salihu



