Diarreja aq e rëndë e aktores shkakton anulimin e fluturimit

Një fluturim nga Newark për në Indianapolis në ShBA u anulua pasi aktorja dhe shkrimtarja Meghan Reinertsen pësoi një rast të rëndë helmimi ushqimor gjatë udhëtimit.

Ajo kaloi mbi 90 minuta e mbyllur në tualetin e avionit, duke vuajtur nga diarreja dhe të vjellat, çka e bëri tualetin të papërdorshëm.

Stjuardët morën leje të veçantë nga piloti për ta lënë atë në tualet deri në aterim.

Pas zbritjes, një ekip u thirr për të pastruar ambientin dhe fluturimi i radhës u anulua.

Reinertsen tha se u detyrua të largohej me karrocë dhe u ndje si një biorrezik.

Ngjarja u bë virale në TikTok, duke mbledhur miliona shikime, teksa ishte ajo që e pranoi publikisht se cila ishte arsyeja e anulimit të fluturimit.

The post Diarreja aq e rëndë e aktores shkakton anulimin e fluturimit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news