Drenica fiton ndeshjen e parë të finales së Superligës së futsallit

Drenica ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë finale të Superligës së futsallit, duke mposhtur Prishtina 01 pas një përballjeje tejet të luftuar dhe dramatike.

Koha e rregullt nuk mjaftoi për të përcaktuar fituesin, ndërsa ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimeve, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, Drenica triumfoi me rezultatin 9:7, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit.

Me këtë fitore, skuadra nga Skenderaj merr epërsinë në serinë finale, ndërsa Prishtina 01 do të kërkojë reagim në ndeshjen e radhës.

Latest news
Related news