Duhet një alternativë për dalje nga bllokadaSinjali

Për të 15-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, i cili është në bllokadë prej javësh.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Vetëvendosje ka të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por edhe obligimin që të sigurojë votat e nevojshme për ta kaluar atë.

Në mes të krizës politike, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë në diskutime për të dalë nga situata aktuale. Kadrijaj e mirëpriti këtë ftesë, duke shtuar se AAK është e hapur për çdo bisedim që çon drejt zgjidhjes.

“Ne kemi pranuar çdo diskutim në këtë situatë dhe në këtë bllokadë është i mirëseardhur. Do të shohim si do të shkojë rrjedha e bisedimeve dhe të shohim se çfarë po propozon presidentja, të shohim dhe qëndrimet e partive të tjera. Në fakt presidentja duhet të jap ndonjë alternativë, është presidente e vendit”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, AAK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstituive, me kërkesën që të trajtohet me prioritet.

“Kemi kërkuar të trajtohet me urgjencë, me prioritet. Nuk i caktojmë ne afatet e Gjykatës Kushtetuese se kur do t’i trajtojë. E kemi bërë kërkesën në gjykatë kushtetuese po presim”, deklaroi Kadrijaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news