Dy të mitur vjedhin pije alkoolike në Albi Market në PrishtinëSinjali

Një rast vjedhjeje është regjistruar sot në mesditë në një nga pikat e Albi Market në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku dy të rinj të moshës rreth 16-17 vjeç dyshohet se kanë marrë dy shishe pije alkoolike dhe janë larguar nga objekti pa kryer ndonjë pagesë.

Burime nga marketi konfirmojnë për Sinjalin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe kjo vjedhje është rikonfirmuar përmes kamerave të sigurisë brenda lokalit. Sipas burimeve, pamjet tregojnë se dy të miturit kanë vepruar me shpejtësi dhe pa u ndalur te kasa.

Siç mëson Sinjali, incizimet janë ruajtur dhe pritet t’i dorëzohen Policisë, megjithëse deri më tani nuk është konfirmuar nëse rasti është raportuar apo është iniciuar nga autoritetet.

Rasti po cilësohet si shqetësues nga stafi i marketit, sidomos për faktin që bëhet fjalë për persona të mitur dhe për konsumim të paligjshëm të alkoolit, përveç elementit të vjedhjes.

Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim të mëtejshëm, nëse Policia do të ndërhyjë dhe çfarë masa do të ndërmerren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news