Egnatia ndeshet nesër me islandezët e Breiðablik, që vjet i eliminoi Drita

Edicionin e kaluar humbi nga Borac Banja Luca e Bosnjes, duke u eliminuar që në rrethin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Egnatia nuk e kaloi dot as raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi u mposht nga islandezët e Víkingur Reykjavík.

Por kampionët e Shqipërisë, sivjet kanë krejtësisht tjera pritje, duke synuar së paku grupet e UECL-së.

Shorteu i Ligës së Kampionëve, i vuri përball një tjetër ekip nga Islanda, raporton Klankosova.tv.

Rrogozhinasit do të kenë punë me Breidablikun, skuadër të cilën vitin e kaluar, e eliminoi Drita e Gjilanit nga Conference League, me dy fitore (brenda dhe jashtë).

Ky kundërshtar po cilësohet i kalueshëm për shqiptarët, gjë e cila më pas do t’i hapte shumë rrugë për ta ndjekur ëndrr1ën e kualifikimit në fazën e grupeve të njërit nga kompeticionet e UEFA-së.

Po doli me rezultat pozitiv nga dy ballafaqimet me futbollistët nga Kopavogsvolluri, Egnatia në minimum e siguron fazën e Playoff-it të UECL-së, derisa do të ketë gjasë edhe në Europa League, ku së paku e nis nga rrethi i tretë, njofton Klankosova.tv.

Për dallim nga ndeshja ndërmjet Dritës dhe Deifferdeng 03 dhe ajo ndërmjet TNS dhe Shkëndijes që nisin në orën 20:00, Egnatia – Breidablik fillon nesër në 21:00./Klankosova.tv

The post Egnatia ndeshet nesër me islandezët e Breiðablik, që vjet i eliminoi Drita appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news