I arratisuri për vrasjen e dyfishtë, i cili privoi nga jeta dy miqtë e tij, në fshatin Gollubovc të Malishevës është emër i njohur për organet e rendit.
Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.
Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari në muajin prill ka qenë edhe në paraburgim dhe nuk dihet kur i është ndërprerë masa e sigurisë.
Isufi, i cili ka ikur pas krimit të rëndë, dyshohet se i vrau vëllezërit e gruas, te shtëpia e tyre në Malishevë.
Policia dhe Prokuroria tashmë janë aktivizuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit. /Klankosova.tv
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë është nga Drenasi
Detaje ekskluzive nga krimi në Malishevë: Dy vëllezërit dyshohet se i vrau dhëndri
Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës
Krimi i rëndë në Malishevë, këta janë dy vëllezërit që u vranë nga burri i motrës së tyre
“Viktimat 32 dhe 45 vjeç”, detaje nga vrasja e dyfishtë në Malishevë (VIDEO)
The post Ekskluzive: Dhëndri që vrau dy miqtë, në prill ishte në burg – ka aktakuzë për dhunë në familje appeared first on Klan Kosova.



