“Marrëveshja pa armë bërthamore” është e pavërtetë

Irani ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, se Teherani ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor.

Trump deklaroi të dielën për NBC se gjatë bisedimeve të fundjavës, Irani kishte pranuar një “marrëveshje të përkryer” për SHBA-në, duke shtuar se Teherani kishte hequr dorë nga programi bërthamor.

Megjithatë, të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cilësoi këto pretendime si “plotësisht të pavërteta”, shkruan BBC.

Sipas tij, gjatë takimit të zhvilluar të shtunën në Oman, mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit, nuk është diskutuar asnjë çështje tjetër përveç ngushticës së Hormuzit.

Baghaei shtoi se ndërmjetësuesit po vazhdojnë përpjekjet për të çuar përpara negociatat mes dy vendeve.

Latest news
Related news