“U ekzekutua në një zonë ku nuk ka as valë telefoni”, si erdhi deri te vrasja e 40-vjeçarit në Shkodër?

25 plumba automatiku u derdhën mbi Aleksandër Koçekun, 40-vjeçarin i cili mbeti i vrarë të dielën në Shkodër.

Hetimet janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, ndërsa familjarët thonë se ai jetonte prej vitesh nën kërcënime, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari Bepin Kolvata, në emisionin “Kosova Today” dha detaje rreth këtij rasti tragjik.

“Është ngjarje e rëndë. Aleksandër Koçeku u ekzekutua me 25 plumba kallashnikovi, të cilët u zbrazën në drejtim të tij, ndërsa po lëvizte me automjetin e tij. Pikërisht në zonën e njohur si Karma e Kirit, në një kthesë të një rruge tejet të vështirë për të udhëtuar, autorët e kanë zënë në pritë duke e lënë të vdekur në vend. Ka qenë duke lëvizur i vetëm kur është qëlluar, dhe duket se autorët i kanë pasur të gjitha informacionet e duhura sa i përket Aleksandër Koçekut, dhe në momentin kur ky i fundit ka mbërritur në një zonë që për fat të keq nuk ka as valë telefoni, kanë qëlluar në drejtim të tij”, tha Kolvata në Klan Kosova.

Ai tha se ngjarja dyshohet se u zbulua dy orë pasi Aleksandër Koçeku ishte ekzekutuar.

Latest news
Related news