Në kuadër të Universitetit Veror në Prishtinë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur një diskutim me studentë nga vende dhe nacionalitete të ndryshme, duke ndarë historikun e saj dhe rrugëtimin drejt pozitës së të parës së shtetit.
Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, e cila po raporton nga atje , tha se Jahjaga ka treguar për momentin kur në vitin 2011 kaloi nga Policia e Kosovës në pozitën e presidentes së vendit, si dhe për vështirësitë me të cilat u përball gjatë këtij rrugëtimi.
“Ajo tha se u përball me paragjykime të shumta, por që të cilat i luftoi drejtpërdrejt me këto që kishte përballë. Po ashtu, një mesazh të tillë ua dha edhe vajzave të pranishme, pra studenteve të pranishme në këtë diskutim, që të jenë të forta në çfarëdo që ato përballen”, tha Gashi
Ndiqni prononcimin e plotë:



